Pjesëtarët e SEE Leadership Development Programme botojnë konkursin për tregimin e shkurtër më të mirë

Filed under: proza,region |

Konkursi për tregim të shkurtër

Pjesëtarët e SEE Leadership Development Programme botojnë konkursin për tregimin e shkurtër
më të mirë

Për çfarë të shkruash?

Dëshirojmë të na dërgoni një tregim të shkurtër të inspiruar me Bashkësi Evropiane, me kulturën e saj dhe vlerat që i promovon, si edhe me procesin e integrimeve që zhvillohet në vendin tuaj, me pritjet tuaja lidhur me këtë proces. Përmes tregimit tuaj dëshirojmë të zbulojmë si e ndieni Bashësinë Evropiane dhe si ajo ndikon në jetën tuaj, në kulturën dhe vlerat e bashkësisë suaj. Ju ftojmë të ndani me ne vizionin dhe gjukatën tuaj lidhur me këtë proces me dërgimin e tregimit origjinal dhe kreativ. Pranojmë me kënaqësi edhe euro-optimistët si edhe euro-skeptikë.

Kush mund të marrë pjesë ?

Nxënësit e shkollave të mesme (14 – 19 vjet) nga Evropa juglindore.

Shpërblime për autorë më të mirë?

Shpërblime me para janë parashikuara për autorët e 3 tregimeve më të mira: vendi i parë shpërblihet me shumën prej 200 euro, i dytë me shumën prej 150 euro kurse i treti me 100 euro. 15 vepra më të mira, së bashku me përkthimin në anglisht, do të publikohen në libër brenda muajit mars, kurse tregime do të jenë të botuara edhe në ueb faqen tonë. Autori i tregimit më të mirë të shkurtër do të jetë i ftuar edhe t’i paraqet në promovimin e librit, të caktuar më 9 mars 2012. në Novi Sad.

Sa zgjat konkursi?

Konkursi zgjat prej 25 tetor deri më 25 dhjetor 2011. Rezultimet do të jenë të publikuara më 1. shkurt 2012.

Disa rregulla bazike:

Tregimet që dërgoni duhet të jenë të papublikuara.

Një autor mund rë marrë pjesë vetëm me nje tregim të shkurtër.

Tregimet mund të jenë në gjuhën amtare ose në anglisht.

Nuk duhet të kenë më shumë se 3000 fjalë por jo më pak se 1000.

Organizatorët e konkursit rezervojnë të drejtën për publikimin e tregimit.

Tregimin e shkurtër dërgoni në adresë: thinkabout@europe.com

Informatat shtesë për këtë konkurs mundeni t’i gjeni në ueb faqen thinkabouteu.blogspot.com. Nëse keni pyetjet lidhur me konkurs, na dërgoni e-mail në adresë thinkabout@europe.com

Jini origjinalë dhe kreativë!

Merrni lapsat dhe tastatura menjëherë!

Mezi presim t’ia lexojmë tregimet tuaja!

(konkurs prevela Antonija Stojanović)

Оставите одговор

Ваша адреса е-поште неће бити објављена. Неопходна поља су означена *

Dokaži da nisi mašina: * Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

*