Со задоволство ве известуваме дека е отворен третиот регионален конкурс за краток расказ – Бибер.
Првите два конкурси Бибер беа на тема помирување, а овој пат темата е проширена. Покрај расказите кои го тематизираат помирувањето во контекст на наследството на војните и насилството во земјите од поранешна Југославија, во превид доаѓаат и раскази кои можат да придонесат кон подобро разбирање меѓу луѓето, кон намалување на омразата и разградување на предрасудите, антивоени раскази, раскази кои се бават со соочување со минатото, кои ја разградуваат сликата за непријателите, храбри раскази кои се осмелуваат да одат во „непријателски“ чевли, раскази кои ги поместуваат границите и ни отвораат пат да градиме поизвесна, побезбедна и послободна иднина за сите.
Ги повикуваме авторките и авторите кои пишуваат на албански, македонски, босански, црногорски, хрватски или српски јазик да ни пратат своите раскази. Повикот се однесува на афирмирани авторки и автори, како и на оние кои досега немаат објавувано.
Најмалку дваесет избрани дела ќе бидат објавени во повеќејазичен зборник.
Конкурсот е отворен до 10. 06. 2019.
Жирито го сочинуваат Лејла Каламујиќ, Румена Бужаровска и Шкељзен Малиќи.
Жирито ќе избере и три раскази кои ќе освојат награда. Одлуката на жирито ќе биде објавена до крајот на октомври 2019 година.
Со овој конкурс, исто така, сакаме да придонесеме кон културата на преведување и објавување на автори/ки од нашето најблиско соседство и да ги поддржиме ангажираните автори/ки да продолжат да влијаат врз општествените промени.
Конкурсот го организира тимот на Бибер со Центарот за ненасилна акција Сараево-Белград.
Повеќе информации за условите на конкурсот и наградите можете да најдете на страницата на Бибер http://biber.nenasilje.org Однапред се радуваме на одѕивот!
Бибер тим
Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se është hapur konkursi i tretë rajonal për tregimin e shkurtë – Biber.
Dy konkurset e para kishim për temë pajtimin, derisa kësaj radhe tema është zgjeruar. Përveç tregimeve të cilat tematizojnë pasojat e luftës dhe të dhunës në vendet e ish-Jugosllavisë, kësaj radhe do të merren parasysh edhe tregimet të cilat mund t’i ndihmojnë mirëkuptimit më të madh ndërmjet njerëzve, zbutjes së urrejtjes dhe kapërcimit të paragjykimeve, pastaj tregimet kundër luftës, tregimet të cilat ballafaqohen me të kaluarën, me kapërcimin e pasqyrimeve të armikut, tregimet për dhembshurinë ndaj tjetrit, tregimet e guximshme të cilat marrin guximin të ecin me këpuca të „armikut“, tregimet të cilat i lëviizin kufijtë dhe na i hapin rrugët për të ndërtuar një të ardhme më të qartë, më të sigurtë e më të lirë për të gjithë.
I ftojmë autoret dhe autorët të cilët shkruajnë në boshnjakisht, kroatisht, malazezisht, maqedonisht, serbisht dhe shqip të na i dërgojnë tregimet e tyre. Thirrja u bëhet si autorëve të afirmuar, ashtu edhe atyre që nuk kanë botuar deri më tani.
Së paku njëzet tregime të përzgjedhura do të botohen në një përmbledhje shumëgjuhëshe.
Konkursi mbetet i hapur deri më 10. 06. 2019.
Juria përbëhet nga Lejla Kalamujiq, Rumena Buzharovska dhe Shkelzen Maliqi.
Juria do të përzgjedhë tri tregime të cilat do të marrin shpërblim. Vendimi i jurisë do të bëhet publik deri në fund të tetorit 2019.
Me këtë konkurs dëshirojmë t’i japim kontribut kulturës së përkthimit dhe të botimit të autoreve dhe autorëve fqinjë, si dhe t’i mbështesim autoret dhe autorët e angazhuar që të vazhdojnë të ndikojnë në ndryshimet shoqërore.
Konkursin e organizon ekipi i Biberit në bashkupunim me Qendrën për Veprim të Padhunshëm Sarajevë-Beograd.
Më shumë informata lidhur me kushtet dhe shpërblimet e konkursit mund të gjeni në faqen e Biberit http://biber.nenasilje.org
Mirëpresim tregimet tuaja!
Ekipi i Biberit